Një shqiptar është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Bëhet fjalë për një 20 vjeçarin Mario.T., i cili ka rrahur barbarisht gruan e tij 21 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë, ku çifti ka kërkuar edhe azil.
Ndaj tij është kërkuar një dënim prej 2 vitesh burg dhe një gjobë 1600 euro.
Mediat belge bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që ai dhunon të shoqen, pasi ka ndodhur disa herë në të shkuarën.
Ajo që shkaktoi habinë e të gjithve është historia e tyre e dashurisë.
Avokatja e Marios thotë se ata të dy u arratisën nga Shqipëria në gusht të vitit të shkuar.
Kjo pasi familja refuzonte martesën e tyre.
“Natyrisht Romeo nuk e rreh gruan e tij,” tha avokatja. “Por ata janë shumë të dashuruar dhe duan të vazhdojnë së bashku”.
Vendimi për 21 vjeçarin do jepet më 20 janar.