Kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe ka folur në lidhje me atentatin që iu bë më 31 dhjetor në zyrën e tij.
Ai është shprehur për “Faxnews” se ka marrë plagë të lehta, ndëra më të rënda, janë ato që shkruhen në media.
Tushe vijon më tej, duke thënë se me ish-shoferin nuk ka pasur kontakte prej kohësh.
“Patjetër, sot ndodhem në zyrën time, kalova dëmtime të lehta, plagë më të rënda janë ato që shkruhen dhe thuhen në media. Drejtësia do të vendosë për gjithçka për këtë ngjarje. Prej kohësh nuk kam kontakte me ish-shoferin”, është shprehur Tushe.
Tushe u plagos më 31 dhjetor, si pasojë e një atentati në zyrën e tij.
Ish-shoferi, Gëzim Saraçi, i hodhi një granatë në zyrë, duke plagosur kryebashkiakun dhe sekretaren, Erisa Qalliu.
Partia Demokratike hodhi akuza në drejtim të Tushes, duke thënë se atentati ndodhi për shkak të pazareve të drogës.
Saraçi ndërkohë edhe pse ishte pushuar nga puna si shofer, vazhdonte të merrte rrogë në bashki.