Dita e sotme është shoqëruar me erë të fuqishme.
Më herët u raportua se një palmë u rrëzua në Durrës, në të njëjtin vend ku u rrëzua një palmë tjetër rreth dy javë më parë.
Ajo i rrezikoi jetën makinës së policisë dhe një qytetari, të cilët po kalonin në rrugë.
Po ashtu, u pezulluan edhe lundrimet Bari- Durrës.
Së fundmi, është rrëzuar edhe bredhi i Vitit të Ri, i cili është vendosur në sheshin ‘Skënderbej’.
Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po monitoron situatën.