Skip to content
Të Gjitha

Fushë-Krujë\ Goditi me thikë të vëllain. Arrestohet 16–vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Luz të Fushë-Krujës.

Një 16-vjeçar me iniciale O.O., ka goditur me thikë të vëllain.

I plagosur ka mbetur A.O.,22 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë 16- vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Megjithatë, grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të saj.