Skip to content
Të Gjitha

Grabitet banesa\ Dhunuan të moshuarin dhe morën 12 milionë lekë

· 1 min lexim

Një banesë është grabitur në Memaliaj gjatë mbrëmjes së djeshme.

Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani dhe kanë vjedhur 12 milionë lekë të vjetra.

Gjithashtu, ata kanë ushtruar dhunë ndaj Ramadanit.

Ky i fundit ndodhet në spitalin Rajonal “ Omer Nishani “ në Gjirokastër, ku po merr ndihmën e mjekëve.

Policia po heton ngjarjen për të zbuluar autorët.

Nuk ka ende të dyshuar.