Mijëra persona morën pjesë sot në ceremoninë mortore të gjeneralit Qasem Soleimani, komandatit dhe 8 ushtarëve irakenë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe kryeministri iraken Adel Abdel Mahdi, shkruan VOA.
Pjesmarrësit ishin veshur me të zeza dhe mbanin në dorë flamuj irakenë dhe të militantëve të mbështetur nga Irani.
Gjithashtu nuk munguan edhe thirrjet “Vdekje Amerikës”.
Irani ka premtuar se do të hakmerret për vdekjen e gjeneralit.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump tha se kishte urdhëruar eleminimin e Soleimanit, pasi ky i fundit po përgatiste sulme në SHBA.
Pas vrasjes së Soleimanit, SHBA ka mbyllu ambasadën në Baghdad dhe ka urdhëruar largimin e të gjithë amerikanëve nga Iraku.