Skip to content
Të Gjitha

Makina përplaset me pemën te Ura e Tabakëve në Tiranë, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët në trotuar

· 1 min lexim

Një aksident fatmirësisht pa pasoja në njerëz është regjistruar te Ura e Tabakëve në Tiranë.

Një makinë ka dalë nga rruga, duke rrezikuar jetën e dy kalimtarëve.

Për fat të mirë, makina është përplasur me pemën.

Fotoja e publikuar nga Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore tregon makinën ngjyrë gri të përplasur me pemën pranë Lanës.

Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e automjetit.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, si pasojë e përplasjes së dy makinave në zonën e Xhamllikut, humbën jetë dy kalimtarë, të cilët ndodheshin në trotuar.