Një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit është edhe fshati Mazhe në Krujë.
Banorët po përballojnë të ftohtin e acartë nëpër çadra.
Jeta për ta është bërë shumë e vështirë.
Ata kërkojnë më shumë përkushtim nga strukturat përgjegjëse, shkruan “Dosja.al”.
Banesat e tyre mund të shemben plotësisht, duke i rrezikuar edhe jetën.
Familja e Ramazan Dacit jeton në çadër, pasi nuk kanë vend tjetër ku të fusin kokën.
Përtej problemit të shtëpive, shkolla pranë fshatit të tyre është prishur dhe fëmijët duhet të shkojnë disa km larg në Fushë-Krujë, për të ndjekur mësimin.
E njëjta situatë është edhe në zonën e Bubqit dhe fshatrave përreth, ku njerëzit kalojnë ditët e ftohta në çadra, larg vëmendjes së institucioneve.