Skip to content
Të Gjitha

Prag lufte?Dhjetëra mijëra iranianë protestojnë kundër SHBA-së, djegin flamurin amerikan

· 1 min lexim

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugët e Teheranit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Protestuesit mbanin fotografinë e tij, madje disa prej tyre kanë djegur flamurin amerikan.

Pas vrasjes së Soleimanit, në Iran janë shpallur tri ditë zie.

Soleimani ka qenë komandant i njësisë elitare Quds, ndërsa njihej në opinionin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran.

Pasi e lokalizoi në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, ushtria amerikane kreu një sulm ajror me dron duke lënë të vdekur edhe disa zyrtarë tjerë ushtarakë të Iranit.