Skip to content
Të Gjitha

I zuri poshtë betonierja duke punuar, një tjetër punëtor në Korçë dërgohet në spital

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Korçë.

Elvis Josifi, 30 vjeç, humbi jetën në punë.

Presa e betonieres u këput dhe e zuri poshtë, duke i marrë jetën.

Kantieri ku po punonte 30-vjeçari ndodhet tek terminali i autobuzëve.

Mësohet se gjithashtu ka mbetur i dëmtuar edhe një punëtor tjetër.

Ai është dërguar në spital, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.