Një tjetër tërmet ka lëkundur Shqipërinë në këtë fillim të vitit 2020.
Tërmeti i fundit është rregjistruar në Vishocicë, 6 km në jug të Bilishtit.
Mësohet të ketë qenë 3.8 ballë i shkallës rihter dhe në 2 kilometra thellësi.
Më herët mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter është ndjerë në Durrës dhe Tiranë.
Sipas faqes evropiane EMSC, këto lëkundjet janë regjistruar në Detin Adriatik rreth orëve të para të mëngjesit, përkatësisht në orën 03:53 minuta.