Skip to content
Të Gjitha

Shqipëria nuk gjen qetësi në këtë fillim viti\ Tjetër tërmet i fuqishëm godet vendin

· 1 min lexim

Një tjetër tërmet ka lëkundur Shqipërinë në këtë fillim të vitit 2020.

Tërmeti i fundit është rregjistruar në Vishocicë, 6 km në jug të Bilishtit.

Mësohet të ketë qenë 3.8 ballë i shkallës rihter dhe në 2 kilometra thellësi.

Më herët mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter është ndjerë në Durrës dhe Tiranë.

Sipas faqes evropiane EMSC, këto lëkundjet janë regjistruar në Detin Adriatik rreth orëve të para të  mëngjesit, përkatësisht në orën 03:53 minuta.