Skip to content
Të Gjitha

“5,6,3,4,2,1, Gëzuar 2019” Këto gafa të kryebashkiakut të Vlorës po bëjnë xhiron e rrjetit

· 1 min lexim

Është bërë traditë që viti i ri të pritet në sheshet kryesore të qyteteve.

Edhe 2020 është pritur me koncerte e aktivitete të ndryshme në qytetet e Shqipërisë.

Mirëpo, së fundmi vëmendje po merr aktiviteti i zhvilluar në Vlorë.

Kryebashkiaku, Dritan Leli, ka qenë i pranishëm në sheshin e qytetit, duke festuar ndërrimin e viteve.

Teksa ka afruar ora 00:00 Leli ka filluar numërimin mbrapsht, por ka thënë: “5,6,3,4,2,1”.

Mirëpo, nuk ka mbaruar me kaq.

Pas kësaj, ka pasuar edhe lapsusi i dytë.

Në vend që Leli të uronte për 2020, ai ka thënë: “Gëzuar Vitin e Ri 2019”.

Këto gafa po bëjnë xhiron e rrjetit.

Siç duket, Leli është përfshirë nga emocionet e festave.