Skip to content
Të Gjitha

Arben Ahmetaj debaton me Gent Gazhelin në rrugët e Tiranës/ Qytetarët filmojnë momentin

· 1 min lexim

Tiranë-Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në rrugët e Tiranës.

Arben Ahmetaj dhe Gent Gazheli kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pasi janë dëgjuar teksa kanë debatuar.

Qytetarët kanë raportuar se ka qenë Ahmetaj ai që ka ngritur zërin ndaj Gazhelit.

Megjithatë, nuk dihen shkaqet e këtij debati.

‘Gazeta Panorma” ka siguruar disa foto, që tregojnë acarimin e Arben Ahmetajt.

Kujtojmë se aktualisht Ahmetaj është ministër Shteti për Rindërtimin (pas dëmeve të tërmetit).

Ndërsa Gent Gazheli është ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, i cili dha dorëheqjen nga posti pas pamundësisë për të shpëtuar Alvin Berishën nga kampet e ISIS-it në Siri.