Skip to content
Të Gjitha

Publikohen emrat që do përzgjedhin kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit

· 2 min lexim

Pak ditë më parë u bë me dije emri i kandidatit të parë që mund të drejtonte Byronë Kombëtare të Hetimit(BKH).

Bëhet fjalë për Adnan Xholin(Lexo më shumë).

Së fundmi, bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme SPAK ka ngritur komisionin që do të vlerësojë kandidatët, të cilët do garojnë për detyrën e drejtuesit të BKH.

Gazeta ‘ Tema’ bën me dije se komisioni vlerësues përbëhet nga kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe dy prokurorët e posaçëm Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.

Megjithatë, thuhet se vota vendimtare për përgjedhjen është ajo e kreut të SPAK, kryeprokurorit Kraja.

10 ditëshin e parë të janarit, pasi të mbyllet rregullorja, do të çelet gara për BKH.

Kushtet që duhet të plotësohen për të marrë pjesë në garën për drejtues të BKH janë :

– të ketë formim profesion master,

-eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe

-eksperiencë së paku 5 vite me dosje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Më tej komisioni Kraja, Dibra dhe Nakuçi do zhvillojnë intervistimin e garuesve në prani edhe të ndërkombëtarëve.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale.

Kjo strukturë do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore.