Skip to content
Të Gjitha

E shkarkoi nga detyra 5 vite më parë, mosmarrëveshjet e Tushes me ish-shoferin që i hodhi granatën

· 1 min lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me granatë ndaj kreut të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.

Autori i dyshuar i sulmit është Gëzim Saraçi, ish-shofer në Bashkinë e Lushnjes.

Ai u shkarkua nga detyra 5 vite më parë nga Tushe.

Dyshohet se ngjarja e rëndë është rezultat i disa mosmarrëveshjeve që Tushe ka pasur me ish-shoferin e bashkisë, jashtë postit.

RENEA ndërkohë ka rrethuar zonën dhe po vijon aksionin për kapjen e Saraçit.

Si pasojë e shpërthimt të granatës, mbeti e plagosur edhe sekretarja e Tushes, Erisa Qalliu.