Skip to content
Të Gjitha

I hodhi granatën në zyrë, ja kush dyshohet të jetë autori i sulmit ndaj Fatos Tushes

· 1 min lexim

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Lushnjes në orën 8 të mëngjesit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.

Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autor i ngjarjes është Gëzim Saraçi, ish-shoferi i Bashkisë së Lushnjes.

Ky i fundit i ka hedhur granatën në zyrë Tushes dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Autori i dyshuar dhe kryebashkiaku kishin pasur debate të herëpashershme me njëri tjetritn.

Në drejtim të Lushnjes janë nisur ekspertë të policisë kriminale dhe drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu.