Skip to content
Të Gjitha

Shpërthim në Bashkinë e Lushnjes, plagoset kryebashkiaku

· 1 min lexim

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Bashkinë e Lushnjes mëngjesin e sotëm.

Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe.

Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.

Fatos Tushe në zgjedhjet e 30 qershorit, fitoi mandatin e tretë për Bashkinë e Lushnjes.