Skip to content
Të Gjitha

Zjarr në Mat\ Shkrumbohet një shtëpi që banohej nga tetë persona

· 1 min lexim

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Mat.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në banesën e Ramazan Metës.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, banesa është shkrumbuar e tëra.

Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri.

Në këtë shtëpi jetonin 8 persona, të cilët tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ka ardhur nga një pakujdesi.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.