Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Elbasan.
Sipas policisë bëhet fjalë për D.B., 34 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi D.B., 34 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.