Skip to content
Të Gjitha

Tjetër aksident\ Makina del nga rruga në Mamurras, humb jetën një person

· 1 min lexim

Saga e aksidenteve të së dielës nuk ka të sosur.

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në aksin e vjetër nacional Mamurras-Laç.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë anësore, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima është dërguar në spitalin e Laçit, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia po heton ngjarjen.

Kujtojmë që ditën e sotme janë shënuar edhe 5 aksidente të tjera.

Në total numri i të vdekurve shkon në dy, duke llogaritur ngjarjen e fundit.