Duke nisur nga janari i 2020 pritet të funksionojë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Report Tv ka raportuar se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.
Më herët Xholi ka kaluar vettingun në të dyja fazat e tij.
Ai aktualisht mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pritet t’i bashkohet Byrosë Kombëtare pasi plotëson kushtet.
Bazuar në ligjin 95/2016 për funksionimin e strukturave anti-korrupsion neni 34, kreu i BKH duhet:
– të ketë formim profesion master,
-eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe
-eksperiencë së paku 5 vite me dosje të krimit të organizuar e korrupsionit.
Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale.
Kjo strukturë do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore.