Skip to content
Të Gjitha

I thanë se duhet të ikin nga hotelet më 3 janar, banorët e Thumanës refuzojnë ushqimin

· 1 min lexim

Banorët e Thumanës janë strehuar në hotelet e Shëngjinit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ditën e sotme ata kanë refuzuar ushqimin në shenjë proteste.

Kjo pasi përfaqësuesit e Bashkisë së Krujës i kanë komunikuar, se afati i fundit për qëndrimin në hotele është 3 janari.

Pas kësaj date ata do të strehohen në banesa me qira.

Banorët thanë për “Balkanweb”, se ky afat nuk është i mjaftueshëm, pasi nuk gjejnë dot shtëpi me qira në këtë periudhë.

Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, ndërsa u plagosën qindra të tjerë.

Mijëra të tjerë ndërkohë humbën banesat dhe po qëndrojnë në hotele dhe çadra.