Skip to content
Rajoni

Historike në Mal të Zi, shqiptarët do të lejohen të valëvisin flamurin shqiptar

· 1 min lexim

Kuvendi i Malit të Zi miratoi më 41 vota pro, ligjin për simbolet kombëtare.

Kjo paketë ishte hartuar nga ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka.

Nga mungesa e këtij ligji, janë gjobitur persona të shumtë, që përdornin flamurin shqiptar, por edhe të tjerë.

Zenka tha se ky projektligj, do të forcojë arritjet e Malit të Zi në dy dekadat e fundit.

Kurse nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet kombëtare janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut.

Ai shtoi, se në asnjë vend të Europës nuk ndalohet njeri për përdorimin e flamurit.

Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut, përfundoi ai.