Skip to content
Të Gjitha

Sporti shqiptar në zi. Ndahet nga jeta një ndër sportistët më të mirë shqiptar të shekullit

· 1 min lexim

Gani Mezini është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Ai konsiderohet legjenda e gjimnastikës shqiptare.

Në prill të vitit 2019 u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”.

Mezini është nderuar me dhjetëra medalje dhe tituj.

Disa nga çmimet që ka fituar 

-Titullin e tij të parë Mezini e fitoi në Spartakiadën Kombëtare të Pionierëve, në vitin 1959.

-“Qytetar Nderi i Vlorës”

-Në 10 sportistët më të mirë vlonjatë të shekullit XX!

-Në 100 sportistët më të mirë shqiptarë të shekullit XX!

– I pari “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në Vlorë.

-Fitues i disa medaljeve të Arta dhe tituj kampion kombëtar në sportin e gjimnastikës.