Skip to content
Të Gjitha

U abuzua seksualisht nga fqinji/ E mitura ka 6 javë pa dalë nga shtëpia

· 1 min lexim

Kosovë- Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamenicë muajin e kaluar.

Një e mitur,16 vjeçare, është abuzuar seksualisht nga një 23 vjeçar.

Ajo ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur 23 vjeçari i ndaloi makinën te këmbët dhe më pas e futi në makinë me zor.

Më tej, e mitura tregon se ai e dërgoi në një hotel, ku edhe ndodhi abuzimi.

Ajo nuk ka patur kontakte të mëparshme me të.

Në një intervistë për Klan Kosovën, 16 vjeçarja tregon se ka 6 javë pa dalë nga shtëpia dhe po ndjek rregullisht seancat me një psikolog.

Nga ana tjetër, familja e të akuzuarit nuk e pranon akuzën.

Momentalisht, i pandehuri ndodhet në arrest-shtëpie për 30 ditë, deri në një vendim të dytë nga gjykata.