Skip to content
Të Gjitha

Dy shqiptarë u vranë në Angli\ Zbulohet identiteti i njërit prej tyre

· 1 min lexim

Britania e Madhe– Dy shqiptarë janë gjetur të vrarë me thikë më 19 dhjetor,  në Angli .

Deri më tani dihej vetëm se ata ishin nga Ura Vajgurore.

Së fundmi, policia ka zbuluar identitetin e njërit prej tyre.

Ai quhej Arbër Fesko dhe ishte 30 vjeç.

Ndërsa identiteti i viktimës së dytë nuk është zbuluar ende.

Lidhur me këto vrasje janë shoqëruar në polici dy të dyshuar.

I pari është  Kaziku Tuëisana, 31 vjeç.

Ndërsa, i arrestuari i dytë është një shqiptar me emrin Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, Friern Barnet N11.

Berisha u arrestua të hënën, më 23 dhjetor dhe ndaj tij u ngritën 2 akuza për vrasje.

Ajo e 30 vjeçarit, Fesko, si edhe një akuzë e dytë për vrasjen e një 35-vjeçari në zonën Hertfordshire Constabulary, Londër.