Prokuroria ka pushuar padinë e opozitës për ish-Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku.
Vendimi i organit të akuzës do të shqyrtohet nga gjykata gjatë ditës së sotme, shkruan “Balkanweb”.
Kujtojmë se në fund të janarit të 2019-ës, opozita kallëzoi penalisht Markun, për shpërdorim detyre.
Padia mban firmën e ish-kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, përkatësisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Dy partitë më të mëdha opozitare pretendojnë se Marku kishte kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa marrë më parë konfirmimin nga autoriteti i dosjeve në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.
Gjithashtu opozita ka akuzuar vazhdimisht ish-prokuroren e përgjithshme se ka qenë vegël e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.