Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar pezullimin e të gjitha ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin e Shkodrës, nga data 30 dhjetor deri më 6 janar.
Dokumenti mban firmën e zv.drejtorit të Shërbimeve Klinike, Agustin Suma.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet kirurgjikale do të pezullohen, për të mbuluar shërbimet mjekësore në periudhën e festave.
Në lidhje me urdhrin e ministrisë, ka reaguar ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia.
Sipas tij, shkak për pezullimin e ndërhyrjeve kirurgjikale është bërë tejkalimi i buxhetit nga koncesioni i sterilizimit.
Spahia shton, se shëndeti po jepet me racion, si tollonat në kohën e diktaturës.
Postimi i Spahisë
PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE
Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!