Skip to content
Të Gjitha

U kap duke vjedhur brenda shtëpisë, arrestohet 37-vjeçari në Fier

· 1 min lexim

Një 37-vjeç nga Sheqi i Madh i Fierit ka rënë në prangat e policisë për vjedhje.

F.K., u kap në flagrancë brenda banesës, me dy celularë që kishte vjedhur.

Policia u vu në lëvizje pas një telefonate në sallën operative.

Mësohet se banesa ku kishte hyrë për të vjedhur 37-vjeçari, i përkiste shtetasit A.V.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja”.

“Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin unik 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura”, njofton policia.