Një 48-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia, pasi kërcënonte gruan me levë hekuri.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Larushkë të Krujës.
Sipas policisë në pranga ka rënë A.E., 48 vjeç.
Ndaj tij rëndon vepra penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.