Ngacmimet seksuale online ndaj fëmijëve janë ndër shqetësimet më të mëdha për prindërit e sotëm.
Platforma ‘I sigurt.al’, synon të parandalojë abuzime online ndaj fëmijëve dhe ndërgjegjësimin e këtyre të fundit ndaj kësaj çështjeje.
Altin Hazizaj, drejtori i ‘Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri’ (CRCA Shqipëri) tha në një intervistë për RTV KLAN se vetëm këtë vit janë 120 raste të fëmijëve, të cilët ankohen për abuzime online.
“Vetëm këtë vit kemi diku 120 raste të fëmijëve shumica e të cilëve ankohen ose për ngacmim online ose për bullizëm, ose për gjuhë urrejtje”, shprehet Altin Hazizaj.
Rastet e denoncuara në ‘Isigurt.al’ ndahen në dy kategori: ato që përbëjnë vepër penale ku pas raportimit në polici nis menjëherë hetimi, dhe rastet e tjera ku është përdorur gjuha e urrejtjes, videot apo fotot bllokohen dhe hiqen menjëherë nga rrjeti.
Nëpërmjet marrëveshjes që CRCA ka nënshkruar me Facebook dhe Googel ka mundësuar jo vetëm bllokimin e adresave të personave që ngacmojnë por identifikimin e tyre.
“Ne kemi mundësi të komunikojmë me Facebook për të mbledh prova nga ana e tyre si në Whatsapp app , Instagram, chat…
Nga ana e legjislacionit shqiptar dhe nga marrëveshjet me këto platforma mund të identifikohet IP, pra kush e ka këtë laptop, celular etj..”- deklaroi Hazizaj.
E njëjta marrëveshje është drejt mbylljes edhe me Youtube , ku personat do të vihen përballë ligjit në rastet e veprave penale.