Skip to content
Të Gjitha

Shpërblimet e vitit të ri, ja skema që do të ndiqet për shpërndarjen

· 2 min lexim

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët.

Ministrja e Financave, Anila Denaj bëri me dije dje, se shpërblimi do të jetë 3000 lekë të reja.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se zyrat e Postës kanë nisur shpërndarjen e pensioneve, por jo të gjithë mund të marrin sot.

ISSH ka publikuar një grafik, ku shpërblimet do të merren sipas datës së marrjes së pensionit.

Grafiku i ndarjes së shpërblimeve:

në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
• në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
• në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
• në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

ISSH bën gjithashtu me dije se nëse ky shpërblim nuk tërhiqet në brenda vitit 2019, do të jetë i vlefshëm për pensionistët edhe për vitin e ardhshëm.