Një punonjës i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim nga policia.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Mariglen Hoxhallari.
Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Hoxhallari së bashku me persona të tjerë, kanë sulmuar me sende të forta dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho, ngjarje kjo e ndodhur më 24 dhjetor.
Sherri nuk ka lidhje me detyrën e efektivit, pasi ka nisur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Tirane
Komisariati i Policisë Nr. 6
Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
35 vjeçari, dyshohet se ne bashkepunim me persona te tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta nje shtetas, i cili po merr ndihmen mjekesore.