Skip to content
Të Gjitha

Vakanca në Kushtetuese pas shkarkimit të Muçit, presidenti shpall listën me 10 aplikantë

· 1 min lexim

Presidenca ka shpallur listën me aplikantët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas sharkimit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Ky i fundit u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të parregullsive me pasurinë.

Në listë janë 10 aplikantë, që do t’i referohen tashmë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim.

Aplikantët për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese janë:

Altin Binaj
Artan Spahiu
Dedë Kasneci
Eugen Papandile
Gentian Mete
Sergjio Mazreku
Sinan Tafaj
Sonila Bejtja
Shaqir Hasanaj
Zhaklina Peto

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtare, numër i pamjaftueshëm për të qenë funksionale.