Gjykata do të japë sot masën e sigurisë për këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka.
Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, rezultoi se Gjoka kishte kaluar normën e lejuar.
Aparati matës i alkoolit shënoi 0.66 mg/l.
Ndërkohë prokurorja Elsa Kareci kërkoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për këngëtarin.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .