Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq.
Si pasojë e erërave të forta dhe dallgëzimit të lartë, anijet e peshkimit në Vlorë, janë përplasur me kalatën.
Gjithashtu disa anije peshkimi janë dëmtuar në Orikum dhe Radhimë.
Në dy ditët që lamë pas, Shqipëria u përfshi nga reshje të shumta që rikthyen edhe njëherë problemet në disa qytete të vendit.
Në Durrës Lezhë dhe Tiranë disa lagje u përmbytën, ndërsa dolën në sipërfaqje edhe ujërat e zeza.
Kjo situatë është më e veshtirë për banorët e prekur nga tërmeti, të cilët jetojnë me çadra mes ujit.
Ata i kanë kërkuar qeverisë që t’u gjejë një zgjidhje të shpejtë.