Skip to content
Të Gjitha

Makina del nga rruga në aksin Fier-Lushnje/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi me urgjencë drejt Traumës

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orën e para të mëngjesit të sotmë në aksin Fier-Lushnje.

Një makinë tip “Land Rover” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur.

Viktimë ka mbetur 28-vjeçari me iniciale M.R., i cili ishte pasagjer në mjet.

Ndërsa shoferi, një 31-vjeçar me iniciale Z.H., është transportuar në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lushnje
Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.