Alvin Berisha, pasi shpëtoi nga kampi famëkeq “Al Hol” në Siri, i është nënshtruar një operacioni.
Shkak për ndërhyrjen kanë qenë disa plagë, që Alvini ka marrë në këmbë, gjatë qendrimit në kamp.
Tashmë operacioni ka mbaruar me sukses dhe Alvini gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur Janis Jackson Hayes, infermierja e cila e kuroi që në kohën kur ai ndodhej në kamp.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Hayes ka publikur një foto me të voglin shqiptar, duke njoftuar se ai është shëndosh e mirë, pranë të atit.
“Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij”, shkruan Janis Jackson Hayes.
Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.
Me ndërhyrjen e institucioneve shqiptare Alvin shpëtoi nga kampi dhe u rikthye pranë babait dhe motrave.