Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit për Mini-Shengenin Ballkanik.
Kosova e refuzoi ftesën për të marrë pjesë në këtë takim.
Madje, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja kanë protestuar pranë hotelit ku po qendron Vuçic.
Protestuesit mbajnë në duar flamuj shqiptarë, foto nga masakra e Reçakut dhe pankarta që përçojnë mesazhe të ndryshme kundër Vuçiçit.
Kjo protestë u paralajmërua që ditën e djeshme.
Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.
Shteti i Kosovë deklaroi se në fakt se Mini-Shengeni e dëmton Shqipërinë.