Skip to content
Të Gjitha

Vuçiç në Shqipëri\ Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë e presin me protestë

· 1 min lexim

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit për Mini-Shengenin Ballkanik.

Kosova e refuzoi ftesën për të marrë pjesë në këtë takim.

Madje, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja kanë protestuar pranë hotelit ku po qendron Vuçic.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj shqiptarë, foto nga masakra e Reçakut dhe pankarta që përçojnë mesazhe të ndryshme kundër Vuçiçit.

Kjo protestë u paralajmërua që ditën e djeshme.

Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.

Shteti i Kosovë deklaroi se në fakt se Mini-Shengeni e dëmton Shqipërinë.