Yuri Kim do të jetë zyrtarisht amabasadorja e re e SHBA-vë në Shqipëri.
Senati amerikan ka zyrtarizuar kandidaturën e saj, si ambasadore e SHBA në Tiranë.
Më herët më 21 nëntor, Kim mori miratimin nga Komisioni i Jashtëm i Senatit Amerikan.
Diplomatja u propozua nga presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti.
Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në ishullin e Guamit.
Ajo ka një karrierë të pasur diplomatike.
Kim ka shërbyer në DASH, si Drejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore.
Disa nga postet që ka mbajtur ajo janë:
Drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë
Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara.