Skip to content
Të Gjitha

U dënua me një vit burg\ Fevziu-Salianjit: Do dilni në ajrosje

· 2 min lexim

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”.

Salianji ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion” për të folur mbi këtë çështje.

Blendi Fevziu ka nisur emisionin, duke bërë shaka lidhur me vendimin e gjykatës për të rrestuar ish-deputetin.

Ai e pyti Salianjin se në cilin burg do shkoj dhe sa shpesh do dalë në ajrosje.

Biseda në studio

Fevziu: Një vit burg, jeni politikani i dytë pas dënimit të Spiro Kserës, rreth katër vjet më parë dhe ndshta një nga katër-pesë politikanët që në këtë vend janë dënuar me burg. Që do të thotë që ju nuk do të shkoni burg sot apo jo?

Salianji: Jo, sot jo por sipas Gjykatës unë duhet të isha në burg që para dy vitesh, që nga publikimi. Dhe nga ana tjetër ka një gjë tjetër. Pritet vendimi i Gjyajtës së Apelit.

Fevziu: E keni apeluar?

Salianji: Do e apelojmë, por presim të zbardhet vendimi

Fevziu: Që do të thotë, Salianji, se nëse edhe Apeli vendos se jeni fajtor dhe lë në fuqi vendimin shkallës së parë, ju do të shkoni në burg?

Salianji: Po patjetër, nëse institucioni e thotë këtë, do ndodhë. Dhe s’ka ndonjë gjë.

Fevziu: E ka caktuar edhe burgun?

Salianji: Po, burg i sigurisë së ulët, por ç’rëndësi ka kjo…

Favziu: Jo, ka sepse do dilni më shpesh në ajrosje dhe keni më shumë…

Salianji: Nuk e di si funksionojnë këto, por do jetë burg. Ata do kishin pasur dëshirë me pushkatim, por nuk ja dolën dot…

Salianji shpjegoi dhe sqaroi variantin e tij në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata, të cilin ai e konsideron të padrejtë.