Skip to content
Të Gjitha

Tonelata droge drejt Holandës/Megaoperacioni i policisë italiane, arrestohen 9 shqiptarë

· 1 min lexim

9 persona me kombësi shqiptare janë arrestuar gjatë një megaoperacioni nga policia italiane.

Së bashku me ta janë arrestuar edhe 3 italianë.

Ka qenë Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike në Gjykatën e Leçes, e cila bëri të mundur identifikimin e tre organizatave kriminale të përbëra nga anëtarë me origjinë italiane dhe shqiptare.

Këto organizata eksportonin tonelata të mëdha droge nga Shqipëria dhe Holanda.

Drogat e llojit kokainë, heroinë, hashash dhe marijuana, pasi futeshin në territorin Apulian, nxirreshin në tregun e paligjshëm në provincat e Brindizit, Leçes dhe Tarantos.

Si rezultat i operacionit policia ka sekuestruar: 5 ton marijuanë, 15 kilogramë heroinë, 2 kilogramë kokainë dhe 1 kilogram hashash, si dhe 2 gome, 3 makina, 2 armë dhe disa qindra plumba.