Edhe pse nuk kandidoi në zgjedhjet e fundit lokale, Vangjush Dako vështirë se do t’i shqitet durrsakëve.
Kjo për shkak se me largimin e Valbona Sakos, drejtimin e bashkisë e mori një nga njerëzit më pranë tij, Zhyljen Varfi.
Menjëherë pas marrjes së postit nga Varfi, Dako është parë pranë Bashkisë së Durrësit.
Gjithashtu ish-kryebashkiaku ka filluar të kthejë në poste të besuarit e tij, për të pasur sërish qytetin nën kontroll.
Siç shkruan “Newsbomb”,një nga kandidatet për të marrë Drejtorinë e Tatimeve është Dalina Bucaj.
Kjo e fundit ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ligjore dhe Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Durrësit.
Më herët ajo është emëruar nga Dako si administratore e Katundit të Ri.
Edhe emri i Qerim Lazaj vjen nga lista e nëpunësit të shërbimit civil.
Nuk dihet se kush nga kandidatët do të fitojë postin, por me shumë gjasa do të jetë brenda rrethit të Dakos.
Vangjush Dako është kryebashkiaku më jetë gjatë në Durrrës.
Ai ka kontrolluar qytetin prej 12 vitesh dhe mesa duket do të vijojë ta bëjë ende.
Dako është i përfshirë në një sërë skandalesh.
“Bild” publikoi disapërgjime nga dosja “339”, ku Dako bisedonte me elementë kriminalë.
Gjithashtu ka hije të forta dyshime për një skemë korruptive të krijuar me firmën e ndërtimit të vëllait të tij.
Ish-kryebashkiaku është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar në lidhje me dëmet e shkaktuara pas tërmetit të 26 nëntorit, ku është një nga të dyshuarit kryesorë, pasi merita më e madhe e tij për 12 vite ka qenë betonizimi i qytetit.
Kujtojmë se gjatë një emisioni televiziv ai deklaronte se është supermen dhe i ka duart akullore.