Ditën e sotme gazetarët do të protestojnë përpara Parlamentit në orën 09:30, kundër paketës “Anti-shpifje”.
Slogani i protestës është “Mosnaprekfjalën” dhe gazetarët pritet të shfaqen me gojë të mbuluar.
Sipas shoqatave të gazetarëve, këto ndryshime ligjore nuk i japin zgjidhje lajmeve të rreme, pasi kjo çështje është subjekt i vetërregullimit të mediave.
Gjithashtu ndryshimet e reja janë quajtur cenim i lirisë së shprehjes.
Në një komunikim të djeshëm, kryeministri bëri me dije, se është hequr nga propozimi pika e mbylljes së portaleve.
Ky veprim i Ramës erdhi pas reagimeve të shumta të organizatave ndërkombëtare, por edhe atyre të brendshme.
Shefi i qeverisë tha dje se paketa do të kalojë dhe se është dakordësuar pikë për pikë me OSBE.
Seanca ku pritet të miratohet paketa “Anti-shpifje”, do të zhvillohet në orën 10:00.
Nëse kjo paketë miratohet, AMA, do të marrë fuqinë e një gjykate.