Skip to content
Të Gjitha

Reagon Rama\ Paketa “anti-shpifje” do miratohet nesër

· 2 min lexim

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas akuzave ndaj paketës  “anti-shpifje”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shprehet se projekti do të hyjë nesër për miratim në seancën e radhës parlamentare.

Ai  shkruan se ky  projekt është i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës dhe i  falenderon për kontributin në vazhdim për aktet nënligjore.

Kryeministri shpreh keqardhjen për ata që sipas tij lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë.

Statusi i plotë

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore.

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin.”

Në seancën e nesërme do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Europës.

Ndërkohë në orën 9:30 është paralajmëruar edhe një protestë e gazetarëve që lidhet me mosmiratimin e kësaj pakete.