Katër anëtarë të grupit “Bajri”, kanë ngritur një padi ndaj gjyqtares “Iliriana Olldashi”, e cila ka në dorë çështjen e tyre.
Safet Bajri, Ilir Bajri, Astmer Bilali dhe Ismet Idrizi, akuzojnë Olldashin për shpërdorim detyre.
Sipas tyre, ka kaluar më shumë se tre javë dhe vendimi i masës së sigurisë “Arrest me burg” nuk është zbardhur ende.
Për këtë arsye aktet nuk janë depozituar në Apelin e Krimeve të Rënda.
Të katër anëtarët e grupit, pretendojnë se po mbahen në burg padrejtësisht.
Më herë ata i janë drejtuar edhe KPK, duke kërkuar largimin nga drejtësia të gjyqtares Iliriana Olldashi dhe prokurorit Anton Martini.