Skip to content
Të Gjitha

Shtoi katër kate pa leje, arrestohet pronari i hotel “Mira Mare” në Durrës

· 1 min lexim

Arrestimeve pas tërmetit të 26 nëntorit, nuk mund t’i shpëtonte as pronari i hotel “Mira Mare”, i cili u shemb gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

“Shqiptarja.com” shkruan, se në pranga ka rënë Ruzhdi Xheka.

Rezulton se ky i fundit e kishte marrë lejen për 2 kate dhe e kishte çuar në 6.

Hoteli është ndërtuar në vitet 1998-1999 në zonën e plazhit.

Gjatë ndërtimit ka pasur disa herë ndërhyrje abusive. Në vitin 2001 policia ndërhyri për të bllokuar një kat shtesë, por më pas u la pas dore.

Ndërtesa ishte projektuar për dy kate dhe themelet nuk mbajtën gjatë lëkundjeve të forta të 26 nëntorit.

Në këtë godinë humbën jetën dy persona, balerina dhe baristi.