Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet për të çuar përpara drejtësisë, përgjegjësit njerëzorë të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
Mësohet se deri më tani janë arrestuar 18 persona, në mesin e të cilëve, biznesmenë, kolaudatorë, inxhinierë dhe ish-zyrtarë të ALUIZNI-t dhe bashkisë.
“Dosja.al” shkruan, se në mesin e të arrestuarve janë edhe pronarët e “Vila Palma”, një nga hotelet që u shemb gjatë tërmetit.
Në pranga kanë rënë, Dëshira dhe Arben Qato.
Në tërmetin e 26 nëntorit, Dëshira Qato humbi babanë e saj, Sadik Qato, ndërsa djali Klajdi Qato u nxorr i gjallë nga rrënojat.
Mësohet se leja nga komuna e Rrashbullit për hotelin ishte 6 kate, ndërsa Qato kishte shtuar dy kate më shumë.
Në bazë të informacioneve të fundit, rezulton se çifti Qato janë në kërkim nga policia dhe ka dyshime se mund të jenë larguar nga Shqipëria.
Dëshira Qato mban postin e Drejtoreshës së Urbanistikës në Kavajë.
Bashkëshorti i saj ndërkohë ka qenë deputet në listat e LSI në Durrës.
Ai gjithashtu ka bërë kolaudimin e hotel “Vila Palma”.
Çifti Qato janë edhe pronarë të hotel “Epidamn”, i cili ndodhet në rrugën tregtare në Durrës.